Botë

Mattis: Amerika nuk është në Irak për naftën

20.02.2017 10:32

“Ushtria amerikane nuk është në Irak për të rrëmbyer naftë”....

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, e bëri këtë koment para një vizite të paparalajmëruar në Bagdad të hënën, duke u distancuar kështu nga komentet e presidentit, Donald Trump.
 
Mattis, i cili u nis nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe viziton Irakun për të parën herë në cilësinë e shefit të Pentagonit, shpreson të marrë një vlerësim të parë të situatës atje, ndërsa forcat irakiane të mbështetura nga ShBA kanë nisur një ofensivë të re për të dëbuar militantët e “Shtetit Islamik” nga bastioni i fundit që u ka mbetur në qytetin e Mosulit.
 
Sidoqoftë, ai ka gjasa të përballet me shumë pyetje të sikletshme në lidhje me komentet dhe veprimet e Trumpit, përfshirë edhe një ndalim të përkohshëm të udhëtimit të irakianëve në ShBA dhe se tha që Amerika duhej të kishte marrë naftën e Irakut pas rrëzimit të Sadam Hyseinit në vitin 2003.