Mosul, vazhdon ofensiva kundër ISIS-it
Forcat qeveritare të Irakut kanë rinisur ofensivën drejt Mosulit perëndimor, bastioni i fundit më i madh i të ashtuquajturit “Shteti Islamik” në Irak. Ushtria ka arritur të rimarrë nën kontroll disa fshatra...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Marris, mbërriti sot në Bagdad, në një vizitë të panjoftuar. Sipas tij, ushtria amerikane nuk është në Irak për të marrë naftë në përpjekje për të largua shqetësimet e ngritura pas deklaratës së bërë nga presidenti, Donald Trump, muajin e shkuar, i cili tha se “ShBA duhet ta kishte mbajtur naftën”, kur tërhoqi trupat nga Iraku në 2011–ën.
Mijëra trupa irakiane të mbështetura nga artileria dhe forcat nga ajri janë përfshirë në ofensivën për të rimarrë Mosulin. Progresi i tyre po has vështirësi dhe po ngadalësohet nga pajisjet e improvizuara shpërthyese, të vendosura nga ISIS-i përgjatë rrugës ku po zhvillohet ofensiva.
Pjesa lindore e qytetit u çlirua nga ISIS-i muajin e shkuar, pas luftimeve të ashpra.
