BANGLADESH

Bangladesh: Nga përmbysja e feribotit humbin jetën 22 persona

16.05.2014 10:53

Një numër i madh i personave ende nuk dihen ku janë, por numri i tyre i saktë nuk është i njohur. Besohet se në anije ka pasur 200 udhëtarë prej të cilëve rreth 100 arritën që të dalin deri në breg....

Numri i rasteve të konfirmuara të vdekjes gjatë përmbysjes së feribotit në Bangladesh dje u rrit në 22, pasi që gjatë natës u nxorën edhe 16 trupa të tjerë, transmeton DPA, duke iu referuar autoriteteve lokale.

Një numër i madh  i personave ende nuk dihen ku janë, por numri i tyre i saktë  nuk është i njohur. Besohet se në anije ka pasur 200 udhëtarë prej të cilëve rreth 100 arritën që të  dalin deri në breg.

Feriboti i përmbysur tashmë është tërësisht i fundosur, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë masa për nxjerrjen e tyre.

Aksidenti ka ndodhur në lumin Magna, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Dakë, gjatë një stuhie. Feriboti ka pasur leje për transportin e  122 udhëtarëve.