Botë

Rumani, nuk ndalen protestat, 6 mijë njerëz në sheshe

20.02.2017 11:58

Pavarësisht shiut të furishëm, mijëra rumunë për të 20-tën natë me radhë kanë protestuar kundër qeverisë...

Organizatorët thanë se 3,000 protestues janë mbledhur në Bukuresht dhe 3,000 të tjerë në qytetin e dytë më të madh, Cluj.

Protestat fillimisht kanë nisur kundër një dekreti të qeverisë, i cili, sipas kritikëve, do të dobësonte ligjet anti-korrupsion dhe do t’iu shkonte përshtati aleatëve të qeverisë.

Qeveria shfuqizoi dekretin më 5 shkurt, por shumë protestues kanë mbetur në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Sorin Grindeanut, i cili ka marrë postin vetëm muajin e kaluar. Pavarësisht protestuesve, Grindeanu, refuzon të japë dorëheqje.