Botë
Spanja në protestë kërkon pranimin e migrantëve
20.02.2017 12:28
Spanja proteston pro emigrantëve. Rreth 500 mijë njerëz dolën në rrugët e Barcelonës, ku i kërkuan qeverisë të lejojë hyrjen e më shumë emigrantëve në Europë...

Organizata civile që organizoi këtë protestë propozon që qytetarët, organizatat dhe institucionet të punojnë së bashku për t’i kërkuar qeverisë spanjolle dhe Komisionit Europian të pranojë më shumë refugjatë dhe viktima lufte.
Rreth 500 mijë njerëz dolën në rrugët e Barcelonës, ku i kërkuan qeverisë të lejojë hyrjen e më shumë emigrantëve në Europë. Organizatorët thanë se ky është demonstrimi më i madh i këtij lloji që mbahet në Europë që nga fillimi i krizës së refugjatëve.
Vitin e kaluar, 5.000 njerëz vdiqën në detin Mesdhe në përpjekje për të kërkuar strehim dhe një jetë më të mirë në Europë.
