Maqedoni

Është ulur dukshmëria në Strazhë për shkak të mjegullës

20.02.2017 13:01

Komuniakcioni në rrugët e vendit po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa...

Për shkak të dukurisë së mjegullës, dukshmëria është ulur në 50 deri 100 metra në qafën malore Strazhë, informon qendra dispeçere e NP "Rrugët e Maqedonisë".
 
Nëpër gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve të vogla, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë./Mia