Maqedoni
MASh: Shtohet numri i të diplomuarve mbi 30 vjeç
20.02.2017 15:18
Në vitin 2015, 29 për qind e popullatës e moshës ndërmjet 30 dhe 34 vjeç në Maqedoni kanë përfituar arsim të lartë, përkundër 12 për qind në vitin 2006.

Këto janë të dhënat nga raporti i fundit "Nga universiteti tek punësimi" i Drejtorisë për Arsim pranë Komisionit Europian.
Nga MASh thonë se krahas participimit të zvogëluar dhe studimeve të disperzuara, në përqindjen e rritur të qytetarëve me arsim të lartë në këtë moshë, rol ka edhe projekti 30/35, që zbatohet për të shtatin vit me radhë, duke u mundësuar meshkujve mbi 35 vjeç dhe femrave mbi 30 vjeç të regjistrohen dhe të përfundojnë studimet deridiplomike.
“Beneficionet që i ofron ky projekt janë shfrytëzuar nga 2.000 qytetarë, që janë regjistruar në një nga katër universitetet shtetërore që në kontinuitet janë pjesë e këtij projekti dhe kanë status të studentëve të çrregullt, duke paguar shumën vjetore me kofinancim prej 200 eurosh. Vetëm në këtë vit akademik 2016/2017 masën e kanë shfrytëzuar 130 kandidatë që kanë aplikuar në konkursin e shpallur”,- deklaroi zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski.
Gjatë shtatë viteve të kaluara, studentët që kanë shfrytëzuar këtë projekt më shumë interesim kanë treguar për programet studimore nga shkencat teknike, natyrore-matematikore dhe mjekësore.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
