Maqedoni
Aksioni “Rrjeti”- Gjykata Penale: 30 ditë paraburgim për Rahiqin dhe katër të tjerët
20.02.2017 16:23
Gjykata Penale i ka caktuar 30 ditë paraburgim për Sead Rahiqin dhe katër personat e tjerë

Gjykata Penale i ka caktuar 30 ditë paraburgim për Sead Rahiqin dhe katër personat e tjerë, të cilët u arrestua këtë fundjavë nën dyshimin për organizim të grupit kriminel që shiste në Shkup lëndë narkotike.
Sipas informatave të MPB-së, pesë personat u arrestuan në kuadër të aksionit “Rrjeti”. Grupi dyshohet se vjet dhe gjatë dy muajve të parë të këtij viti kanë shitur drogë me vlerë prej 3.000 deri 4.500 denarë për një paketim.
Kokaina është marrë nga persona të panjohur nga Serbia në sasi më të vogël me qëllim të transportimit më të lehtë dhe më të shpejtë, thuhet në kumtesën e MPB-së.
