Maqedoni

Prokuroria Themelore Publike, hetohen ish-zyrtarë të lartë të MPB-së

20.02.2017 16:57

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka hapur procedura hetimore...

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka hapur procedura hetimore ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë të MPB-së, për të cilët ka dyshime për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me zgjedhjet si dhe për keqpërdorim të pozitave zyrtare.

Nga kjo Prokurori Themelore thonë se veprat për të cilat po udhëhiqen procedurat janë kryer gjatë vitit 2014 dhe 2016. Procedurat hetimore kanë të bëjnë me ish-funksionarë të lartë në MPB dhe persona tjerë fizik dhe juridik nga Shkupi, Kumanova dhe Strumica.

“Ekzistojnë dyshime se gjatë kohës së zgjedhjeve këta persona kanë ndikuar në mënyrën e votimit nëpërmjet formave të ndryshme, me çka kanë bërë vepra penale. Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion po bën kontrollin dhe grumbullimin e të dhënave dhe fakteve të nevojshme”,- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.