Tiranë, protesta e opozitës në ditën e tretë

20.02.2017 17:22

Qindra protestues të opozitës vijojnë të qëndrojnë në çadrën para kryeministrisë në Tiranë....

Qindra protestues të opozitës vijojnë të qëndrojnë në çadrën para kryeministrisë në Tiranë, duke mos hequr dorë nga kërkesa për rrëzimin e qeverisë Rama.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi sot në çadrën e protestës se u është ofruar “koka” e ministrit të Brendshëm, por i kujtoi kryeministrit, Edi Rama, se qëllimi i protestës është vetëm Qeveria Teknike.

Kësaj deklarate i është përgjigjur ministri, Saimir Tahiri, duke thënë se e vetmja ofertë që ka për opozitën është tryeza e Reformës në Drejtësi.

Protesta nisi që të shtunën dhe do të vijojë pa afat, pasi Opozita pretendon se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Ramën kryeministër.