Dibër, protesta kundër EVN-së

20.02.2017 17:45

Edhe dibranët dolën në protesta kundër EVN-së....

Edhe dibranët dolën në protesta kundër EVN-së me një ultimatum dhjetëditor për plotësimin e kërkesave të tyre.

Të organizuar nga Shoqata “Një dollar për Dibrën”, dibranët protestuan kundër çmimit të larta të faturave, heqjes së taksës për kyçje në rrjet dhe 33%-ëshin, dërgesën e faturave edhe në gjuhën shqipe, si dhe arkëtuesit të jetë nga Dibra dhe të njohin gjuhën shqipe.

Për këtë problem muaj më parë ka debatuar edhe Këshilli komunal i Dibrës, mirëpo kërkesat deri më sot nuk janë realizuar. Protestuesit gjithashtu kërkojnë që të mbahet edhe një protestë tjerët, kësaj radhe kundër Hidroelektranës në Shpile që akumulon ujërat e liqenit të Dibrës.

Dibranët ankohen se edhe pse elektrana shfrytëzon pasurinë e Dibrës, nuk  punëson të rinjtë dibranë, por sjell të rinj nga qytetet e tjera të vendit. (Atli Dema, TVM2)