BUJQËSI

Parashtrim i kërkesave për subvencione në bujqësi deri më 31 maj

16.05.2014 13:40

Kërkesa dorëzohet përmes postës elektronike pa parashtruar dokumente, në bazë të të dhënave të evidentuara më parë në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore dhe Regjistrit për identifikm dhe regjistrim të kafshëve shtëpiake…...

Afati për parashtrim për subvencione në bujqësi përfundon më 31 maj të vitit 2014.

Nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural apelojnë deri te bujqit e interesuar, të cilët akoma nuk kanë parashtruar kërkesë që të drejtohen në njësinë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave ku kanë regjistruar ekonomi bujqësore që të parashtrojnë kërkesë në afatin e caktuar.

Kërkesa dorëzohet përmes postës elektronike pa parashtruar dokumente, në bazë të të dhënave të evidentuara më parë në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore dhe Regjistrit për identifikm dhe regjistrim të kafshëve shtëpiake.

Personat që kujdesen për rritjen e gjedhit, deleve, dhive dhe të bletëve duhet detyrimisht ta verifikojnë dhe sipas nevojës ta azhurojnë gjendjen e kafshëve në shoqërinë veterinare, me të cilën kanë lidhur marrëveshje.