Maqedoni

Rastet e PPS-së, Janeva me ekipin në Këshillin e prokurorëve

20.02.2017 18:37

Ekipi i Janevës ende nuk e ia ka dorëzuar rastin “Puç” Këshillit të Prokurorëve Publik...

Këta të fundit presin sqarime plotësuese nga hetuesit e PPS-së se përse janë tërhequr nga rasti.
 
Por, kryeprokurorja speciale, Janeva, tha se duhet të ketë dhe takime të tjera për t’u vërtetuar faktet dhe për t’u kthyer rasti dhe se theksoi se në këtë takim nuk është folur vetëm për rastin “Puç”.
 
“Ende do të vazhdojmë të flasim, nuk ka asgjë konkrete. Është folur për çdo gjë, për çdo gjë që është në lidhje me Prokurorinë Publike Speciale. Rasti “Puç” ishte vetëm pjesë e këtij takimi, por për këtë rast do të punojmë edhe më andej”,- deklaroi kryeprokurorja  publike speciale, Katica Janeva.
 
Ky takim pasoi pas kërkesës me shkrim nga Këshilli për inspektimin e të dhënave për rastin “Puç”.
 
Hetuesit e Prokurorisë Publike Speciale dhe anëtarët e këshillit vendosën që me takime të tilla të vazhdojnë dhe në të ardhmen, thuhet në deklaratën e Këshillit të Prokurorëve Publik.
 
PPS muajin e kaluar ka tërhequr akuzën për rastin “Puç” se faktet e paraqitura në aktakuzë kanë qenë në kundërshtim me provat që kanë të bëjnë me hetimet në rastin “Target” dhe “Kalaja”.
 
PPS në dhjetor të vitit 2015 mori përsipër rastin “Puç”, që deri atëherë ishte në kompetencë të Prokurorisë Themelore Publike.
 
Për spiunazh dhe kryerje të dhunës mbi autoritetet më të larta shtetërore ishin të akuzuar gjashtë persona, mes të cilëve edhe lideri opozitar maqedonas, Zoran Zaev, dhe ish-shefi i inteligjencës, Zoran Verushevski.
 
Para fillimit të seancës kryesore, i akuzuari, Zvonko Kostovski, e pranoi fajin dhe u ballafaqua me prokurorinë, ku më pas u dënua me tre vjet burg.
 
GAZMEND REXHEPI