Tajlandë, murgjit budistë përplasen me policinë
Qindra murgj budistë dhe besimtarë në Tajlandë u përleshën me policinë, pasi kjo e fundit deshi të hyjë në një tempull...

Qindra murgj budistë dhe besimtarë në Tajlandë u përleshën me policinë, pasi kjo e fundit deshi të hyjë në një tempull që, sipas autoriteteve, ka probleme me ligjin.
Autoritetet duan të arrestojnë abatin e tempullit Dhamakaja, Phra Dhamajao, i cili akuzohet për shkelje financiare, por deri tani ai është fshehur brenda tempullit.
Tempulli është rrethuar nga policia, por edhe nga mbështetësit e abatit dhe murgjit e tjerë që nuk lejojnë që ai të merret në pyetje.
Fillimisht murgjit u dakorduan të lejojnë policinë të hetojë dokumentacionin, por më pas policia kërkoi që ata të largohen fare nga tempulli, dhe këtu filluan problemet.
Sot në mëngjes policia u përlesh me murgjit dhe përkrahësit e tij.
Ka pasur të lënduar nga të dyja palët. Policia u detyrua të tërhiqet dhe gjendja momentalisht është qetësuar.
