Maqedoni
Qarkullimi nëpër rrugë të lagështa
20.02.2017 21:45
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë...

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë në vendet më të ulëta, ndërsa në vendet me hija rrugët janë të lagështa.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
Sipas informacionit nga NP JASEN aksi rrugor Shkup-Makedonski Brod përmes Jasenit nga 2 shkurti i vitit 2017 është me kalueshmëri të kufizuar. Në terminet e vërtetuara për qarkullim të njëanshëm, është lejuar lëvizja e vetëm automjeteve të lehta të terrenit.
Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep - Manastir - Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe komunikacioni po rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit./mia
