Maqedoni
Sot në mëngjes ftohtë, në Lazaropole dhe Mavrovë - 9 gradë Celsius
21.02.2017 09:04
Mot me diell dhe i ftohtë mbizotëroi sot në mëngjes në Maqedoni me temperatura prej -9 në Lazaropole dhe Mavrovë...

Mot me diell dhe i ftohtë mbizotëroi sot në mëngjes në Maqedoni me temperatura prej -9 në Lazaropole dhe Mavrovë, -8 në Berovë, -7 në Kriva Pallankë, -6 në Tetovë dhe Shkup, -5 në Kumanovë, Demir Kapi dhe Krushevë, -4 në Pretor, Shtip, Strumicë dhe Prilep, -3 në Manastir, Pozharan, Vinicë, Ohër dhe Shkup - Zajçev Rid, -2 në Gjurishte, -1 në Topollçan, 0 në Dibër, 2 në Gjevgjeli deri në 4 gradë në Dorajn.
Gjatë ditës moti në Maqedoni sot do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët deri në mesatare perëndimore. Temperatura më e lartë e ajrit do të lëvizë në interval prej shtatë deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe erë të dobët deri në mesatare perëndimore. Temperatura do të arrijë deri në 11 gradë.
Deri në fund të javës së punës, do të mbizotërojë mote me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor. Nën ndikimin e masës së ngrohtë ajrore temperaturat do të rriten. Ndryshim të motit pritet gjatë fundjavës me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe rënie të temperaturës së ditës, veçanërisht të shtunën./Mia
