Ivanov deri te Nikoliqi: Maqedonia e gatshme të ndihmojë Sërbin në ballafaqimin me përmbytjet
Ivanov, siç njoftoi kabineti i tij, porositi se Maqedonia është e gatshme të ofrojë ndihmë dhe t'i vendosë në dispozicion resurset e saj disponuese me qëllim të ballafaqimit me pasojat nga moti i keq…..

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dje në mbrëmje ka pasur bisedë telefonike me presidentin serb Tomisllav Nikoliq, me ç'rast shprehu keqardhje për jetët e humbura dhe të pësuarit në motin e keq dhe përmbytjet të cilat e përfshinë Serbinë.
Ivanov, siç njoftoi kabineti i tij, porositi se Maqedonia është e gatshme të ofrojë ndihmë dhe t'i vendosë në dispozicion resurset e saj disponuese me qëllim të ballafaqimit me pasojat nga moti i keq.
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se është e domosdoshme përforcim i bashkëpunimit rajonal dhe aksionit të koordinuar në ballafaqimin me fatkeqësitë natyrore dhe katastrofat, të cilat janë në rritje gjithnjë e më të madhe, ndërsa me qëllim të parandalimit të tyre dhe zbutje të pasojave, thuhet në kumtesën nga kabineti i presidentit të Maqedonisë.
