Botë
Australi, përplaset avioni në një qendër tregtare, pesë të vdekur
21.02.2017 09:27
Katër shtetas amerikanë dhe një pilot australian kanë vdekur, pasi aeroplani i vogël me të cilin udhëtonin u përplas në një qendër tregtare në Melbourne të Australisë...

Policia tha se avioni “kishte dështim katastrofal të motorit menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Essendon”.
Pavarësisht nga shkatërrimi, askush nuk është vrarë ose plagosur në tokë.
Raportohet se ky ishte aksidenti më i keq i aviacionit civil në këtë shtet në 30 vitet e fundit, raporton BBC.
