Botë
Australi, avioni bie mbi qendrën tregtare, pesë të vdekur (VIDEO)
21.02.2017 12:02
Një avion i vogël është përplasur me një qendër tregtare pranë aeroportit Essendon, në Melbourne të Australisë...
Një avion i vogël është përplasur me një qendër tregtare pranë aeroportit Essendon, në Melbourne të Australisë, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave që ndodheshin në bord.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00, me orën lokale, kur qendra tregtare nuk ishte hapur ende dhe kjo gjë, sipas autoriteteve, ka shmangur një bilanc edhe më tragjik të viktimave.
Katër shtetasit amerikanë në bord dhe piloti australian po udhëtonin për në King Island.
Sipas informacioneve të para, një problem me motorin e avionit mendohet të ketë qenë shkaku i rrëzimit të tij. Ky ishte aksidenti më i rëndë i aviacionit civil në këtë shtet përgjatë 30 viteve të fundit.

Aktualisht, Zyra australiane për Sigurinë e Transportit ka nisur hetimet për të zbuluar sesi Beechcraft B200 King Air u rrëzua pak pas orës 09:00 me orën lokale, duke i marrë jetën pesë personave./tvklan.al
