BOKS

Nuri Seferi sonte lufton për titullin evropian në WBO

16.05.2014 14:14

24 orë para kësaj sfide, që do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Eurosport në orën 21:00 të mbrëmjes, të dy boksierët kanë kryer matjet, çka treguan se secili prej tyre peshon 90.7 kg…….

Boksieri Shqiptar Nuri Seferi është gati për duelin me hungarezin Tamas Lodi për titullin e kampionait të Europës në WBO.

24 orë para kësaj sfide, që do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Eurosport në orën 21:00 të mbrëmjes, të dy boksierët kanë kryer matjet, çka treguan se secili prej tyre peshon 90.7 kg.

Nuri Seferi kërkon t’i rrëmbejë gjerdanin e artë Lodit, pasi hungarezi është kampioni në fuqi në ËBO për peshën Kruizer.

37-vjeçari nga Gostivari I cili bokson për flamurin shqiptar, ka zhvilluar një karrierë të pasur, teksa në 41 duele ka arritur të fitojë 35 prej tyre, ndër të cilat 20 me nokaut.

Në krahun tjetër qëndron hungarezi Lodi, një boksier me shumë prespektivë, cka tregohet edhe nga statistikat e tij. 24-vjeçari ka zhvilluar 13 përballje në karrierë, teksa shënon 11 fitore, një barazim dhe një humbje.

Meçi i sontëm do të filloj në orën 21:00, dhe pritet të ndiqet nga një numër i madh i bashkëatdhetarëve tanë në palestrën në Hamburg, por edhe përmes ekraneve televizive.