Botë
ShBA, Dita e Presidentin, protesta kundër Trumpit
21.02.2017 12:59
Mijëra demonstrues e kanë shfrytëzuar Ditën e Presidentit në Shtetet e Bashkuara për të protestuar kundër Donald Trumpit, me moton “Nuk është dita e presidentit tim”...

Në këto protesta të mbajtura në 28 qytete në Shtetet e Bashkuara kanë marrë pjesë dhjetëra mijëra njerëz.
Më se një mijë njerëz të religjioneve të ndryshme kanë marrë pjesë në protestën për mbështetje të myslimanëve amerikanë dhe për t’i kundërshtuar politikat imigruese të presidentit amerikan, Donald Tramp.
Tubimi me moton “Unë jam mysliman, po ashtu”, është mbajtur dje në qendër të Nju Jorkut dhe ishte organizuar nga disa grupe, përfshirë Fondacionin për mirëkuptim etnik.
Protestuesit kanë bartur flamuj amerikanë dhe parulla në të cilat shkruante “jo ndalesë për myslimanët” dhe “ne jemi një”.
Kryetari i qytetit të Nju Jorkt, Bill de Blasion, anëtar i Partisë Demokratike, tha në këtë tubim se “ne duhet t’i eliminojmë stereotipat” dhe se Amerika është vend i themeluar për t’i mbrojtur të gjitha fetë dhe të gjitha besimet”.
