Maqedoni
Përkujdesje për personat e moshuar, fillojnë trajnimet për 40 femra mbi 40 vjeç
21.02.2017 14:12
Kryqi i Kuq i RM-së, në bashkëpunim me Shoqatën “Humanost”, përmes një projekti për punësime të reja...

Kryqi i Kuq i RM-së, në bashkëpunim me Shoqatën “Humanost”, përmes një projekti për punësime të reja, ka përzgjedhur 40 femra të moshës mbi 40 vjeç për t’i trajnuar dhe aftësuar profesionalisht, që pas përfundimit të trajnimit katërmujor të mund të punësohen si përkujdesëse për persona të moshuar në kushte shtëpiake.
“Deri në fund të vitit aktivitetet që do t’i ndërmarrim do të rezultojnë me trajnimin e 40 shoqërueseve në kushte shtëpiake për kujdesin e personave të moshuar e të pamundur, që ka të bëjë me zmadhimin e kapaciteteve të Kryqit të Kuq në këtë drejtim si dhe me zmadhimin e rezultateve të bashkëpunimit me partnerët në këtë drejtim”,- deklaroi sekretari gjeneral në Kryqin e Kuq, Sait Saiti.
“Vetë programi mundëson trajnim për katër muaj për përforcimin e aftësive profesionale dhe personat që do të kalojnë këtë trajtim t’i punësojmë. Do t’u mundësojmë personave që do të kyçen në këtë projekt të marrin kompetenca profesionale që në të ardhmen t’u ofrojnë shërbime mjekësore personave të moshuar në kushte shtëpiake dhe është i nevojshëm kuadër i tillë profesional”,- u shpreh Sasho Jovanov nga Shoqata “Humanost”.
Projekti është financuar nga BE dhe mbështetet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
