Maqedoni

Kociançiç: Formoni qeverinë, në fokus reformat dhe “Përzhina”

21.02.2017 14:55

Komisioni Evropian nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare...

Bashkimi Europian edhe një herë ka ripërsëritur qëndrimin se pret formimin e shpejtë të një qeverie e cila do të përqendrohej në reformat dhe implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës.
 
“Ashtu siç e kemi ripërsëritur shumë herë, ne nuk spekulojmë në lidhje me formimin e qeverisë në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ose programin e saj. Ajo që ne presim, që nga mbajtja e zgjedhjeve, është formimi i shpejtë i një qeverie që do të ketë mbështetje të gjerë politike, do të angazhohet fuqishëm për reformat e kërkuara nga BE dhe në implementimin e të gjitha pjesëve të Marrëveshjes së Përzhinës dhe reformat prioritare”,- deklaroi zëdhënësja e KE-së, Maja Kociançiç.