Vazhdon greva në transportin hekurudhor, kërkohet zgjidhje për të punësuarit

21.02.2017 15:10

Qarkullimi hekurudhor ende vazhdon të jetë i ndërprerë tërësisht....

Qarkullimi hekurudhor ende vazhdon të jetë i ndërprerë tërësisht. Punonjësit kërkojnë pagesën e tërësishme të pagës së janarit, në të kundërtën nuk do t’i nisin trenat.

"Hekurudhat e Maqedonisë-Transporti" sot informoi se deri në fund të këtij muaji do të gjendet mënyrë të paguhet pjesa e parë e pagës së janarit, ndërsa nga 10 marsi edhe pjesa e dytë e pagës.

Në kumtesë përgënjeshtrohen informacionet se të punësuarve nuk u janë paguar shumë paga dhe theksohet se nuk është paguar vetëm paga e janarit.

Nga "Hekurudhat e Maqedonisë-Transporti" theksojnë se në bashkëpunim me Qeverinë duhet të finalizohet edhe vendimi për zgjidhje më afatgjatë të situatës në “Hekurudhat e Maqedonisë”.