EKONOMI

Saraçini: Investuesit trajtohen të gjithë njësoj

16.05.2014 14:55

Me qëllim të përforcimit të bashkepunimit mes investitorëve të huaj dhe atyre vendorë , Ministria e Ekonomisë organizoi debat ku u shqyrtuan kërkesat e komunitetit te biznesit në vend…..

Me qëllim të përforcimit të bashkepunimit mes investitorëve të huaj dhe atyre vendorë , Ministria e Ekonomisë organizoi debat ku u shqyrtuan kërkesat e komunitetit te biznesit në vend.

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini me këtë rast tha se edhe përkundër spekulimeve  se investitorët e huaj janë më të privilegjuar nga ato vendor, nuk ekzistojnë akte ligjore me të cilën deshmohet kjo gjë, pasi sipas tij beneficionet janë të njëjta si për investuesit e huaj ashtu edhe për ato vendorë.

“Jemi ketu që t’i dëgjojmë zërat e të dy palëve, edhe të investitorëve të huaj , edhe të investitorëve vendorë dhe të shohim se cila pjesë  është pengesë tek investitorët vendor për të realizuar investimet e tyre. Nga aspekti ligjorë nuk ka asnjë pengesë e cila  në një anë favorizon investimet e huaja ndërsa në anën tjetër anashkalon investimet vendore. Ligji është i barabartë për të gjithë”,  tha Ministri i ekonomisë Valon Saracini.

Nga ana tjetër kryetari i Odës Ekonomike Veriperëndimore Menderes Kuçi tha se Qeveria duhet t’i bejë të njejtat përpjekje për të stimuluar investitorët vendorë me qëllim që të mundësohet një klimë positive ekonomike .

“Nuk do mend ajo që ne themi si biznes , se investitorët e huaj janë të privilegjuar, kur ne kemi shembull që kur vjen një investiture i huaj pa marrë parasysh sa është i madh ngrihet në këmbë e gjithë qeveria dhe mundohet të bëjë edhe të pamundurën që të sigurohet që ai investitorë të jetë i kenaqur me të gjitha kërkesat edhe iracionale shpesh që i kanë, në nuk duam irracionalitet , ne duam dicka që është praktike diçka  që është e barabartë dhe diçka që do rezultojë me atë që nënkuptonë klimë pozitive ekonomike”,  potencoi pas takimit Menderes Kuçi - Kryetar i OEMVP-së

Nga Oda ekonomike Veriperëndimore njeherit theksuan se nuk duhet përkushtim vetem të pushtetit Qendrorë, por një gatishmeri për thithje të investitorëve të huaj duhet ta ketë edhe pushteti lokal në krijimin e kushteve përkatëse për zhvillim të biznes klimës vendore. (Zejxhane Osmani, TVM2)