KRYQI I KUQ

Kryqi i Kuq : Me ndihmën e kompanive, ndihmuam 10 mije nevojtarë

16.05.2014 15:06

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti thotë se kompanitë kanë shprehur interesim të theksuar për tu kyçur ne projekte humanitare…….

Përfaqesues të Kryqit të Kuq dhe disa ndërmarrjeve të interesuara në Maqedoni në një takim të përbashkët kanë kanë këmbyer ide midis tyre me qëllim që tu ndihmohet njerëzve në nevojë.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti thotë se kompanitë kanë shprehur interesim të theksuar për tu kyçur ne projekte humanitare.

“Është një aktivitet i cili mundëson në radhë të parë plotësimin e nevojave të njerëzve në nevojë në shoqërine tonë nga ana tjetër mundëson realizimin e misionit dhe vizionit te Kryqit te Kuq të RM.  Si anë e trete e interesuar paraqiten kompanitë të cilat e përkrahin punën e Kryqit të Kuq me atë që i japin ndihmë dhe përkrahin projektet e Kryqit të Kuq” , thotë Sait Saiti,  Sekretar gjeneral në Kryqin e Kuq

“Ne kemi filluar me donacione të vecanta në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe vazhduam me një projekt që është kujdesi ndaj personave të thyer në moshë I cili  projekt momentalisht po implementohet dhe ne e përforcojmë mbështetjen tonë ndaj kryqit të kuq” , u shpreh Verner Henkst, Kryetar i këshillit drejtues në EVN.

Viteve të kaluara zbatuam iniciativa  të përbashkëta me 30 kompani të cilat mundësuan tu dalim në ndihmë mbi 10 mijë antarëve të Kryqit të Kuq. Me realizimin e këtyre projekteve Kryqi i Kuq ka kontribuar në nxitjen e përgjegjësisë shoqërore të kompanive për të investuar në përmirësimin e jetës në shoqëri thotë Saiti. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)