Nëse Demarkacioni s’kalon në mars, vizat shtyhen për disa vite

21.02.2017 18:37

Kosova është vendi i vetëm i rajonit që vazhdon të mos ketë liberalizim të vizave.....

Kosova është vendi i vetëm i rajonit që vazhdon të mos ketë liberalizim të vizave me vendet e Bashkimit Europian, dhe për më tepër po rrezikon që të mbetet e izoluar edhe për shumë vite.

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, që është i vetmi kusht për liberalizim të vizave, nëse nuk kalohet në Kuvend deri në mars të këtij viti, atëherë ky proces jo vetëm që nuk do të ndodhë gjatë vitit 2017, por do të mund të shtyhet edhe për shumë vite.

Një gjë të tillë kanë bërë të ditur burime brenda takimeve që raportuesja për liberalizim të vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka zhvilluar të hënën dhe të martën me politikanët kosovarë, gjatë qëndrimit të saj dy ditorë në Prishtinë.

E gjithë kjo situatë mund të ndodhë, shkaku i zhvillimeve të ardhshme që pritet të ndodhin brenda Bashkimit Europian. Në Gjermani e Francë, e edhe në Holandë, në pushtet rrezikohet të vijnë parti nga të djathtat ekstreme, që promovojnë poltika mbyllje sa më të madhe të kufijve për të huajt.

Eurodeputetja Fajon ka thënë se tash për tash në Bashkimin Evropian, ekziston një disponim i mirë që nësë demarkacioni kalon në muajin mars, liberlaizimi mund të ndodh brenda këtij viti.

Mirëpo nëse Demarkacioni nuk ratifikohet atëherë kosovarët do të vuajn pasojat, duke vazdhuar të jenë të izoluar për fajin e politikanëve të tyre.

Përveç deputetëve opozitarë, edhe disa nga deputetët e koalicionit qeveritarë janë kundër votimit të Demarkacionit. Megjithatë Qeveria vazhdon të insistojë, se demarkacioni me Malin e Zi është në rregull, dhe Kosova nuk ka humur asnjë centimetër territor.

Komisioni për Matjen e Territorit, sot prezantoi rezultatet e punës në terren, dhe tha se Kosova që nga viti 1973 e edhe tani me demarkacionin me Malin e Zi, ka territor të njejtë, 10905 km2.