Maqedoni

Komunikacioni në rrugën Kërçovë - Ohër afër Vërbjanit nesër në ndërprerje

21.02.2017 20:07

Komunikacioni në aksin rrugor A2 Kërçovë - Ohër nëpër qafën malore Presekë tek fshati Vërbjan nesër do të jetë në ndërprerje...

Komunikacioni në aksin rrugor A2 Kërçovë - Ohër nëpër qafën malore Presekë tek fshati Vërbjan nesër do të jetë në ndërprerje për shkak të realizimit të punimeve në rrugë - minim.
 
Siç njoftoi NP Rrugët e Maqedonisë, ndërprerja në komunikacion do të jetë në periudhën midis orës 13 dhe 16 në kohëzgjatje prej rreth 15 - 20 minuta./mia