Botë

Austri: Lejohet ekstradimi i miliarderit ukrainas për në SHBA

21.02.2017 21:33

Gjykata e Vjenës e ka miratuar ekstradimin e miliarderit ukrainas, Dmytro Firtash për në SHBA...

Firtash akuzohet nga SHBA-ja për dhënie ryshfeti.
 
Gjykata e ka arsyetuar vendimin duke thënë se lejimi i ekstradimit nuk paragjykon fajësinë e Firtashit.
 
“Kjo do të vendoset në një shtet tjetër nëse ai është fajtor apo jo”, ka thënë gjykatësi pas vendimit.
 
51 vjeçari, Firtash është bashkëpronar i kompanisë së regjistruar në Zvicër, RosUkrEnergo, së bashku me kompaninë shtetërore ruse të gazit, Gazprom.
 
Kjo kompani eksporton gaz natyral nga Turkmenistani për në Evropën Lindore.
 
Zyrtarët amerikanë e kanë kërkuar ekstradimin e tij pasi dyshojnë se Firtash ka dhënë 18.5 milionë dollarë ryshfet për të marrë një leje për një minierë titaniumi në Indi.
 
Firtash, aleat i ish presidentit ukrainas, Viktor Janukoviq, këtë akuzë e quan “absurd dhe të pabazë”.
 
Ai ka një aktakuzë për vepra kriminale edhe në Ukrainë./evropaelire