Rreshjet, gjendja nën kontroll
Kështu deklaroi ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski pas seancës së sotme të Trupit koordinues për parandalimin e fatkeqësive natyrore, i cili e ka shqyrtuar situatën e ujërave në vend dhe në rajon……….

Gjendja e ujërave në pjesën më të madhe të lumenjve dhe akumulimeve në Maqedoni është nën nivelin mesatar, ndërsa në disa prej tyre edhe dyfish më e ulët, përveç në lumin Pçinja por nuk ka asnjë lloj rreziku nga derdhje më e madhe e lumenjve ose akumulimeve.
Kështu deklaroi ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski pas seancës së sotme të Trupit koordinues për parandalimin e fatkeqësive natyrore, i cili e ka shqyrtuar situatën e ujërave në vend dhe në rajon.
Ministri Janakievski dhe ai i Bujqësisë Lupço Dimovski informuan se Trupi ka konstatuar që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, në bashkëpunim me komunat të ndërmarrin masa parandaluese për shkak se pritet edhe në ditët e ardhshme ujërat të cilat vijnë para së gjithash nga Serbia, ta rrisin plotësisht nivelin e lumit Pçinja.
“Sot, pjesërisht edhe nesër do të ketë reshje të shiut, kryesisht në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Konstatimi është që të mos lëshohen ujëra, parsegjithash nga akumulimi në Kalimancë dhe hidrosistemi Zletovicë. Në koordinim jemi edhe me ministrinë e Bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit me ujërat por edhe me ELEM-in” - tha Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
“Situata është stabile, aq më shumë kur edhe vetë ndërmarrja për menaxhimin e ujërave Bregallnica punon në realizimin e planit për distribuimin e ujit për nevojat e fushave të orizit. Të gjitha dëmet që u shkaktuan në sipërfaqe të caktuara jane sanuar” deklaroi ministri i Bujqësisë, Lupço Dimovski.
Sipas ministrit Mile Janakievski nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ku ka përmbytje, ende nuk ka arritur kërkesë e drejtpërdrejtë për ndihmë nga Maqedonia, por është dorëzuar kërkesë e përgjithshme nga Asociacioni evropian për mbrojtje dhe shpëtim deri në të gjitha vendet.
Janakievski shtoi se kanë kontakte të drejtpërdrejta me vendet fqinje dhe në qoftë se ka kërkesa të drejtpërdrejtë qeveria do të përgjigjet. (Mefail ISMAILI, TVM2)
