Botë
ShBA, përmbytje në Nevada dhe Kaliforninë veriore
22.02.2017 13:46
xPas javëve të tëra me shi të rrëmbyeshëm, Nevada dhe Kalifornia veriore sot janë tërësisht nën ujë...
Në San Hoze, përmbytja i gjeti njerëzit e papërgatitur. Ekipet e shpëtimit me varka po shpëtojnë banorët e mbetur të ngujuar mes ujërave të rrëmbyeshëm.
Rosie Ruiz doli në mëngjes nga shtëpi, a por kur u kthye pas 30 minutash pa lagjen e saj të mbuluar nga ujërat që erdhën papritmas duke rrethuar shtëpitë.
“Isha në shkollë, çova vajzën time atje dhe kur u ktheva pashë këtë pamje dhe u befasova. Si ka mundësi që kjo gjë të ndodhë kaq shpejt”,- theksoi banorja e San Hozesë, Rosie Ruiz.
Banorët e San Hozesë tani kanë një tjetër shqetësim. Uji që u ka mbuluar shtëpitë nuk është thjesht ujë shiu. Ka shenja edhe të gjërave të tjera brenda tij. Banorët nuk dinë çfarë ka uji ka brenda me saktësi, por gjërat nuk duken të pastra.
“Uji është i ndotur, pra dhe shtëpitë tona janë të ndotura. Tubacionet e ujërave të zeza janë çarë, gjithashtu nën ujë ka edhe makina, pra uji është përzier edhe me naftë”,- tha banori i San Hozesë, Matt Lou.
Përmbytjet janë rezultat jo vetëm i kësaj jave me shi, por i një sezoni të tërë me stuhi, që sollën sasi rekord reshjesh. Banorët prisnin të kenë probleme, por njeriu asnjëherë nuk mund të përgatitet mjaftueshëm për fatkeqësitë që sjell natyra.
