Ahmeti: BDI po i bënë shqiptarët të rëndësishëm
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti hodhi poshtë spekulimet se në bisedimet për formimin e qeverisë bëhet luftë për ndarjen e dikasterëse. “Grupet e punës janë duke punuar në harmonizimin e platformave”, tha Ahmeti për Alsat-m…..

Angazhimi për anëtarësim në NATO dhe BE janë prioritet kryesore që BDI ka vënë në tavolinë në bisedimet për formimin e qeverisë, por po aq e rëndësishme është edhe shtetformësia dhe avancimi i cështjes shqiptare në Maqedoni, realizimi i programit zgjedhor dhe jo ministritë apo postet shtetërore. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti hodhi poshtë spekulimet se në bisedimet për formimin e qeverisë bëhet luftë për ndarjen e dikasterëse. “Grupet e punës janë duke punuar në harmonizimin e platformave”, tha Ahmeti për Alsat-m.
“Ne jemi të angazhuar që të forcohet shteti dhe nuk jemi të interesuar të zëmë karriket për pushtet. Ne na intereson vizioni si te bëhen të rëndësishëm shqiptarët në këtë shtet. Si të bëhen shqiptarët të rëndësishëm si kontribues të drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin dhe për avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni” , deklaroi Ahmeti .
Bisedimet për formimin e qeverisë mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së janë koncentruar në hartimi i një programi të përbashkët qeveritar ku do të përfshihen programet e partive të paraqitura gjatë fushatës si oferta zgjedhore. BDI dëshiron të sigurohet që projektet e saj që do të bëhen pjesë e Programit qeveritar të realizohen, pavarësisht se kush do të drejtojë resorin që duhet të realizojë projektin përkatës. Ahmeti, paraprakisht do të dijë se cfarë projekte do të realizojnë ministrat maqedonas në katër vitet e ardhëshme.
“Për ne është me prioritet platformat dhe cdo të bëjnë këto ministri. Sigurisht ne na intereson nëse ne nuk kemi, t’a zëmë Ministrinë e Transportit. Ne na intereson prej tash të harmonizohet platforma. C’do të bëjë Ministria e Transportit? Nëse nuk kemi në shëndetësi, ne na intereson prej tani se cfarë do të bëjë shëndetësia. Ai ministër që do të zgjidhet maqedonas duhet të jetësojë dhe të realizojë platformë për shqiptarët dhe për maqedonët. Tash bëhen këto punë dhe lufta tani bëhet jo kur të zgjidhen dikasterët”, potencoi Ahmeti .
Ahmeti potencoi nse BDI do të vazhdojë të punoje për realizimin e platforms me të cilën ka marrë votat e qytetarëve.
“BDI do të punojë në drejtim të jetësimit, materializimit të qëllimeve, të platformës, filozofisë, konceptit, të cilën e ka paraqit para qytetarëve shqiptarë në RM dhe do tëjemi konsekuent në materializimin e asaj platforme”, tha kreu i BDI-së.
Ahmeti siguroi elektoratin se kursi politik i BDI-së nuk ka ndryshuar dhe as që do të ndryshojë. “Gjithmonë përpiqemi dhe do të punojmë që kursin të cilin e kemi promovuar, për të cilin jemi duke punuar ta çojmë në destinacion të pritshëm prej të gjithë qytetarëve, në veçanti prej shqiptarëve”, tha Ahmeti. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
