Maqedoni

Projektet inovative nga ideja në prodhim, grande për kompanitë

22.02.2017 16:20

Kompanitë jo rrallëherë kanë vështirësi në zhvillimin e ideve për produkteve inovative të cilat do të gjenin lehtësisht vendin në treg...

Ka fonde të ndryshme në dispozicion të cilat kompanitë nuk i shfrytëzojnë sa duhet. Për të ndihmuar kompanitë në këtë drejtim, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, në bashkëpunim me Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik, do të organizojë një sërë aktivitetesh dhe trajnime për kompanitë.
 
“Janë të planifikuara mjete financiare deri në 30.000 euro nëpërmjet grandeve me kofinancim për kompanitë e reja, start up dhe spin of kompanitë, si dhe grande me kofinancim për komercializimin e inovacioneve në të cilat jepen fonde deri në 100,000 euro”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i LOE-s, Mitko Aleksov.
 
“Duhet që t’i mbledhin të gjitha informacionet  për tregun, për klientët potencialë, çfarë ju duhet klientëve dhe nëse produkti i caktuar zgjidh ndonjë problem të tyrin. Fondi do të punojë intensivisht me klientët edhe në kohën gjatë ndarjes së fondeve,  për arsye se nuk është e lehtë idenë ta ktheni në produkt të gatshëm, si dhe të gjenden blerësit potencial”,- tha drejtoresha në Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jasmina Popovska.
 
Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik informon se thirrja e katërt e Fondit për inovacione do të zgjasë deri në 3 maj.
 
GAZMEND KURTISHI