Ministri britanik Dankan nesër në Shkup, takime me liderët, PPS-në dhe sektorin civil

22.02.2017 17:17

Ministri britanik për Europë dhe Amerikë, Alan Duncan....

Ministri britanik për Europë dhe Amerikë, Alan Duncan, nesër mbërrin në Maqedoni në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor.

Dankan do të takojë liderët e partive parlamentare, kreun e shtetit, prokurorët specialë dhe përfaqësues të sektorit qytetar. Paraprakisht, Dankan ka deklaruar se Maqedonia do të duhet ta tejkalojë krizën politike, të sjellë vendime të vështira politike dhe t’i përkushtohet demokracisë dhe reformave për përparim të vendit.

Në takimet e nesërme me liderët do të diskutohet rreth ndërtimit të perspektivës dhe të një shteti inkluziv.

Vizita e tij vlerësohet si përkushtim i Britanisë së madhe që të ketë një rol më aktiv në Ballkanin Perëndimor. Dankan ka deklaruar se Britania vërtetë është larguar nga Bashkimi Europian, por nuk e ka braktisur Europën.