“Rruga drejt qeverisjes së mirë”, Multanovski:Përgjegjësi nga politikanët, Althauzer: Përgjegjësi dhe kontroll të korrupsionit
Në vendet e Ballkanit Perëndimor qytetarët dhe organizatat joqeveritare....

Në vendet e Ballkanit Perëndimor qytetarët dhe organizatat joqeveritare e shfrytëzojnë teknologjinë informatike kompjuterike për qeverisjen në mënyrë të pamjaftueshme.
Kjo sepse shpesh ata dekurajohen për shkak të perceptimit se kontributi i tyre nuk do të bëjë kurrfarë dallimi real. Institucionet publike, nga ana tjetër, në mënyrë të pamjaftueshme e shfrytëzojnë potencialin e TIK-as që të bëhen më të përgjegjshme dhe t’i përfshijnë qytetarët.
Pa përgjegjësinë e forcave politike dhe përfaqësuesve qeveritarë nuk mund të pritet funksionim i shoqërisë demokratike, thanë ambasadorët e Polonisë dhe Gjermanisë, që mbështesin projektin “Rruga drejt qeverisjes së mirë”.
“Çelësi dhe përgjegjësia është në transparencën, përgjegjësinë dhe sjelljen me përgjegjësi të të gjitha subjekteve politike. Me funksionimin e teknologjive të reja në erën e internetit, fejsbukut dhe tuiterit, shpesh jemi dëshmitarë se si teknologjitë e reja janë përgjegjëse për hapjen e dezinformatave, gjuhës së urrejtjes, lajmeve të rrema dhe se si e diskreditojnë përgjegjësinë politike, por gjithashtu mund të na ndihmojë që të krijohet transparencë dhe politikanët të bëhen përgjegjës”,- deklaroi ambasadori i Polonisë në RM, Jacek Multanovski.
“Puna e mirë e qeverisë matet me përgjegjësi, stabilitet politik, mungesë të dhunës, qeverisje të së drejtës dhe gjithashtu kontroll të korrupsionit”,- u shpreh ambasadorja e Gjermanisë në RM, kristine D. Althauzer.
Në konferencën në të cilën marrin pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare prej vendeve të Ballkanit Perëndimor u diskutua për praktikat e mira të rajonit të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit, si dhe për qasjen e të dhënave dhe hulumtimeve për qeverisje të mirë. (Besim Abdullai, TVM2)
