“MONSTRA”: U dëgjuan dëshmitë e fundit, pritet vendimi
Ka përfunduar procesi i dëshmive në rastin Monstra. Gjatë seancës së sotmë për këtë rast janë degjuar dhe shqyrtuar dëshmit e fundit të propozuara nga mbrojta…………

Ka përfunduar procesi i dëshmive në rastin Monstra. Gjatë seancës së sotmë për këtë rast janë degjuar dhe shqyrtuar dëshmit e fundit të propozuara nga mbrojta.
Avokati mbrojtës Naser Raufi shpreson në vendim gjyqësor me të cilin do të lirohen të akuzuarit, të ciët sipas tij po mbahen të pafajshëm për dy vite.
Nga procesi i deritanishëm prokuroria nuk ka paraqitur asnjë dëshmi e cila direkt do ti ngarkonte të akuzuarit thotë Raufi.Në seacen e radhës më 30 qershor prokuroria do t’i japë fjalët përfundimtare nga ky proces ndërkaq të njejtën pala mbrojtëse do ta realizojë më 5 qershor.
“U apsolvuan të gjitha provat edhe nga ana e prokurorisë edhe nga ana e palës mbrojtëse .Edhe deri më tani as një provë tjetër nuk ka prezantuar prokuroria nga ana e palës mbrojtëse të gjitha provat janë apsolvuar janë dhënë.Pasi nuk janë këto vepruesit e këti krimi unë pres të lirohen nga kjo aktakuz dhe jam i bindur se drejtësia do të fitojë në këtë rast” tha Avokati mbrojtës , Naser Raufi.
Ekstradimi i Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviq sipas Raufit nuk do të ndodhë pasi që autoritete e Kosovës janë të mendimit që nuk ka dëshmi të mjaftueshme që ata të ekstradohen.
“Sipas meje ekstradim nuk do të ketë prej arsyes që në këtë rast nuk ka prova që të mund të realizohet ai ekstradim. Është parakusht të ketë prova për këta të akuzuar që të mund të ekstradohen”, potencoi Raufi.
Familjarët e të akuzuarve janë te bindur në pafajsinë e tyre dhe më tej shpresojnë në drejtësi për të afërmit e tyre. Ata gjatë këti procesi siguruan një numër të madh të dëshmive, të cilat kishin për qëllim të dëshmonin pafajsinë e tyre. (Florie Beluli, TVM2)
