Botë
Për herë të parë është zgjedhur për komisare e Skotland Jardit britanik
22.02.2017 20:14
Skotland Jardi e emëroi sot Kresida Dik (56) komisare të re të kësaj njësie më të madhe policore në Britaninë e Madhe...

Skotland Jardi e emëroi sot Kresida Dik (56) komisare të re të kësaj njësie më të madhe policore në Britaninë e Madhe, që është rasti i parë i këtillë deri më tani.
Deri më tani Dik zëvndës-komisare e Policisë metropolitane dhe në detyrën e re do ta trashëgojë komisarin e deritanishëm, Bernard Hogan Hau, i cili ka udhëhequr me Skotland Jardin nga viti 2011.
Ajo është një nga gratë police më të njohura dhe më prestigjioze në policinë britanike, e cila një kohë ka punuar në sektorin e ndjeshëm të sigurisë në Forin Ofis.
Në karrierën e saj si "njollë" në punë i është regjistruar rasti me vrasjen e paqëllimshme të një imigranti brazilian në Londër.
Vendimin për emërimin e saj ka marrë ministri i Punëve të Brendshme, Amber Rad, pas konsultimeve me kryetarin e Londrës, Sadik Kan, i cili është jurist dhe avokat për raste të shkeljes së të drejtave të njeriut./mia
