Botë

Luftime të ashpra në Ukrainë

16.05.2014 17:32

Luftime të ashpra kane filluar mëngjesin e sotëm në lindje të Ukrainës, në mes të forcave qeveritare dhe militantëve pro ruse...

Luftime të ashpra kane filluar mëngjesin e sotëm në lindje të Ukrainës, në mes të forcave qeveritare dhe militantëve pro ruse.

E nde nuk ka informacione të sakta për viktima, pasi forcat qeveritare të Ukrainës po sulmojnë me artileri pozicionet separatiste në Slloviansk.

Ndërkaq, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për përkeqësim alarmant të të drejtave të njeriut në lindje të Ukrainës.

Ato po ashtu kanë vënë re  në keqtrajtimin dhe persekutimin e tatarëve në Krime, rajonin që ka aneksuar Moska.Konstatimet janë përfshirë në raportin mujor të OKB-së mbi krizën, i cili është prezantuar sot në Gjenevë.

NERMIN MULAKU