Maqedoni

Gruevski: LSDM po defaktorizon maqedonasit, nuk do e lejojmë

22.02.2017 20:31

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka kritikuar negociatat që zhvillohen mes LSDM-së dhe partive shqiptare...

Sipas Gruevskit LSDM-ja dhe Zoran Zaev duan t’i defaktorizojnë maqedonasit në këtë shtet.
 
“Atë që mund ta shohim, është tentativa e LSDM-së dhe BDI-së që të bëjnë defaktorizim të maqedonasve, të popullit maqedonas dhe të bashkësive të tjera etnike si turqit, serbët, vllehët, romët etj. Këtë defaktrorizim nuk do ta lejojmë. VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" do të qëndrojë fuqishëm në cilën çdo situatë në mbrojtjen e shtetit dhe të interesave nacionale. Shohim se LSDM bën garë me veten që sa më shumë t'i japë diçka partive sqiptare Shtrohet pyetja , deri kur do të japë , deri në momentin kur nga shteti nuk do të mbesë asgjë, asgjë nga ajo që është arritur me shumë mundim ? Po e ndjekim me vëmendje situatën e po na ndodh ajo që e parashikuam në zgjedhje e për të cilën u dhamë porosi qytetarëve , edhe në mitngjet zgjedhore, edhe përmes mediave, se LSDM përgatit ridefinim të shtetit , diçka që nuk do i pëlqejë popullit maqedonas dhe bashkësive të tjera. Kjo duhet ndaluar. Dikush nuk e kupton seriozisht këtë , por koha tregon në vepra,  se LSDM fuqishëm kërkon të bëjë ridefinimin e Republikës së Maqedonisë”, tha Gruevski