Osmani: Vendimi përfundimtar i takon kryesisë
Kryesia e BDI-së në një mbledhje të thirur që në orën 17:30 të pasidites së sotme...

Kryesia e BDI-së në një mbledhje të thirur që në orën 17:30 të pasidites së sotme, po diskuton rreth asaj që kanë diskutuar mbrëmë dy liderët, Ahmeti dhe Zaev.
Por sot nuk pritet asnjë vendim dhe mbledhja do te zgjase deri ne oret e vona pas mesnate tha zedhenesi I BDI-se Bujar Osmani.
Sipas tij ne mbledhje marin pjese jo vetem anetaret e kryesise qendore por edhe deputete e perberjes aktuale parlamentare.
Lideri I BDI-së mbrëmë potencoi se për cështje të vështira nuk mund të marrësh vendime me lehtësi.
Në prononcimin para gazetarëve Osmani nuk potencoi nëse për çështje të caktuara veçmë është arritur një marrëveshje.
Osmani theksin e vendosi në çështjen e gjuhës shqipe duke shtuar se grupet e punës kanë bërë punën e tyre dhe i kanë përafruar qëndrimet, kurse vendimi përfundimtar i takon kryesisë.
Nga BDI-ja thonë se diskutimet pritet të zgjasin mbase edhe disa ditë me qëllim që të arrijnë deri te një vendim sa më racional.
