Botë
Mbi 100 migrantë janë mbytur në një aksident me anije afër bregut libian
22.02.2017 21:49
Mbi 100 migrantë janë mbytur në një aksident me anije afër bregut të Libisë, transmetuan mediat amerikane...

Mbi 100 migrantë janë mbytur në një aksident me anije afër bregut të Libisë, transmetuan mediat amerikane, duke iu referuar një të mbijetuari nga përmbytja.
Trupat e 74 viktimave të hënën janë hedhur në bregun në qytetin perëndimor libian Zavija. Në atë moment rrethanat për vdekjen e njerëzve nuk ishte konfirmuar.
Një i mbijetuar në tragjedi, migranti 31 vjeçar nga Gambia, tregoi se janë mbytur mbi 100 persona, sepse ishte prishur motori i varkës së tyre, pasi të shtunën nga Libia kanë lundruar drejt Evropës. Në errësirën, gjatë stuhisë në det, në anije është shkaktuar panik dhe migrantët janë mbledhur në afërsi të motorit, që ishte fundosur nën ujë dhe që ndaloi të punonte.
Në anije, sipas të mbijetuarit, ka pasur 133 persona, ndërsa vetëm 24 prej tyre kanë shpëtuar./mia
