Maqedoni
Kryesia e BDI-së, kalon ligjin për gjuhën, pikat e tjera, të premten
23.02.2017 09:08
Ligji për gjuhën shqipe mori dritë të gjelbër në mbledhjen e mbëmshme të Kryesisë Qendrore e Bashkimit Demokratik...

Ligji për gjuhën shqipe mori dritë të gjelbër në mbledhjen e mbëmshme të Kryesisë Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, të mbajtur në Reçicë të Vogël, e që zgjati më shumë se gjashtë orë.
Në mbledhje u shqyrtuan në mënyrë të përpiktë më shumë se 20 nene të draft-ligjit të zyrtarizimit të gjuhës shqipe nga secili anëtar I kryesisë qëndrore, e më pas u votua pozitivisht për të njejtat, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.
“Kryesia e BDI-së shtjelloi të gjitha argumentet sa i takon ligjit për gjuhën shqipe dhe në fund unanimisht u vendos për këtë ligj. Kështë përmbyllim këtë pjesë të debatit, dhe nga dita e premte presim të fillojmë diskutime për harmonizim eventual të platformës për bashkëqeverisje. BDI dha pëlqim për draft-ligjin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe nga ku mund të fillojmë të diskutojmë edhe për çështjet tjera”, tha Bujar Osmani. Mbledhja e re për pikat e tjera, është caktuar për nesër në orën 10.
