Botë
Terrorizmi, 1.600 persona të lidhur me ISIS në Gjermani
23.02.2017 09:40
Në Gjermani është rritur ndjeshëm numri i islamikëve radikalë, një pjesë e të cilëve përbëjnë rrezik për sulme terroriste...

Kështu ka deklaruar drejtori i shërbimeve sekrete të brendshme, Hans Georg Maassen në kongresin e policisë europiane të mbajtur në Berlin.
“Për momentin numërojmë rreth 1.600 persona potencialisht të përfshirë në skenën e terrorizmit islamik”, ka thënë Maassen.
Në fund të vitit 2016, në Gjermani numëroheshin 1.200. Prej tyre, Agjencia Federale e Antikrimit numëron rreth 570 persona që konsiderohen si të rrezikshëm.
Në mbyllje të vitit të kaluar, kancelarja gjermane Angela Merkel e shpalli luftën kundër terrorizmit islamik një prioritet parësor.
Në vigjilje të Krishtlindjes, një atentat terrorist u verifikua në Berlin, ku një shtetas tunizian vërshoi me një kamion ndaj një tregu festiv, duke vrarë 12 persona dhe plagosur 48 të tjerë. /Top Channel
