Botë

Në miniere kanë mbetur vetëm 18 minatorë

16.05.2014 17:36

Ministri i energjetikës Taner Yildiz në një pres konferencë ka thënë se numri i punëtorëve brenda në minierë ka mbetur në 18 persona...

Ministri i energjetikës Taner Yildiz në një pres konferencë ka thënë se numri i punëtorëve brenda në minierë ka mbetur në 18 persona dhe se po punohet në evakuimin e tyre.  Ndërkaq sipas vlerësimeve ekipore dhe minsitrit Yildiz, numri i viktimave nuk do të kalojë mbi 300 persona. Ai njëherit iu ka shprehur ngushllime të afërmëve të viktimave për dhimbjen e tyre.
 
“Numri i viktimave në eksplozivin e minierës në Soma nuk do të kaloj  më shumë se 300 persona. Zvogëlimi i nivelit të  dioksid karbonit do t’a ndihmojë evakuimin e 18 minatorëve të cilët besohet të kishin mbetur në skaj të minerës. U prefshinë në paqë viktimat ndërsa familjarëve të viktimave, Zoti iu dhashtë durimin”, deklaroi  Ministri turk i energjetikës, Taner Yildiz. 
 
Vdekja e gati 300 minatorëve në incidentin e rëndë të Somas dhe trajtimi i fatkeqësisë nga qeveria turke e kanë shtuar presionin politik mbi kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan. Shkaqet për tragjedinë në minierë akoma nuk dihen, ndërkaq pronarët e minierës  mohojnë akuzat për neglizhencë, duke mohuar edhe spekulimet për defekt elektrik të tranformatorit.
 
NERMIN MULAKU