Botë

Forcat e Irakut sulmojnë aeroportin e Mosulit

23.02.2017 12:57

Forcat irakiane të sigurisë kanë sulmuar aeroportin e Mosulit, në përpjekje për të rikthyer kontrollin e qytetit nga grupi militant “Shteti Islamik”....

 Ato po ashtu kanë sulmuar një kamp ushtarak pranë, tha televizioni shtetëror. 
 
Aeroporti dhe baza al-Ghazlani janë në rrethina të Mosulit, në anën perëndimore të lumit Tigër. Forcat irakiane tashmë i kanë dëbuar militantët islamikë nga ana lindore e qytetit. Mbi 160,000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në dhe përreth qytetit. 
 
Mosuli ka rënë nën kontrollin e “Shtetit Islamik” qysh në vitin 2014.