Botë

Shtohen tensionet mes Kines dhe Vietnamit

16.05.2014 17:42

Kina do të vazhdojë shpimet për naftë në ujërat e kontestuara të Detit të Kinës Jugore, pavarësisht protestave kundër Pekinit në Vietnam...

Kina do të vazhdojë shpimet për naftë në ujërat e kontestuara të Detit të Kinës Jugore, pavarësisht protestave kundër Pekinit në Vietnam. Gjenerali i lartë kinez, Fang Fenghui fajësoi Hanoin për nxitje të problemeve në rajon.

Ai deklaroi se përpjekjet e SHBA-ve për t’u fokusuar më shumë në Azi kanë ndikuar në nxitjen e tensioneve. Një punëtor kinez vdiqën, si pasojë e një sulmi, në një fabrikë çeliku në Vietnam gjatë së mërkurës, rreth 150 të tjerë u plagosën pasi protestuesit i vunë flakën disa fabrikave tajvaneze.

Gjatë ditës së martë 15 fabrikave në pronësi të huaj iu vu zjarri në parqet industriale në provincën Binh Duong. Kina kerkon nga SHBA-ja të mos mbaje qëndrim lidhur me këtë çështje, pasi kjo sipas Pekinit, do të shërbente për të rritur më shumë tensionet mes këtyre vendeve.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje palëve të përmbahen. Më parë, ministri i Jashtëm i Kinës zhvilloi një bisedë urgjente telefonike me zv/kryeministrin vietnamez Pham Binh Minh, duke dënuar dhunën dhe i bëri thirrje Hanoit të marre masa të menjëhershme për të siguruar jetën dhe pronën e shtetasve kinez në Vietnam.