Botë
100 mijë somalezë në Amerikë, që nga 1991 nuk kemi ku të shkojmë, ShBA-të janë shansi ynë i dytë
23.02.2017 14:29
Administrata Trump po rishkruan edhe një herë urdhrin ekzekutiv që do të mbyllë përkohësisht dyert e Amerikës për refugjatët...

Versioni i parë i ligjit u hodh poshtë nga gjykata, por kjo nuk ka penguar krijuesit e tij të vazhdojnë të rishkruajnë një version të ri.
Si vendi i mundësive të dyta, Amerika hapi dyert për të rinjtë refugjatë që u larguan nga lufta në Somali.
Mbi 100 mijë refugjatë somalezë kanë ardhur në ShBA që nga 1991, duke i ikur dekadave të tëra luftërash civile dhe ekstremistëve islamikë.
“Amerika është shpëtimtarja jonë. Gjithnjë ka qenë vendi ku të jepet një shanc i dytë për jetë”,- u shpreh refugjatja nga Somalia, Abba Tobe.
“Mendova se Amerika ishte vendi i mundësive, ku të gjithë kanë para dhe janë të lumtur, ku ndjehesh si njeri, e ku askush nuk përpiqet të të vrasë. Më pas erdhi Trump...”,- theksoi refigjatja nga Somalia, Zeytun Tobe.
“Shumë nga ne kërkojnë një shanc të dytë dhe papritmas dikush del e thotë: e dini të gjithë, myslimanët janë të këqij”,- deklaroi refugjatja nga Somalia, Shadia Saeed.
Refugjatët thonë se askush nuk i kupton sa vështirë është të jetosh në vende ku shpresa ka vdekur ngadalë, ku idealet ndryshojnë nga dita në ditë, dhe ku nuk ke më në çfarë të besosh.
Ata kërkojnë nga presidenti Trump të rikonsiderojë vendimin e tij, sepse urdhri ekzekutiv do të ndikojë në jetën e mijëra njerëzve të cilët nuk kanë më shpresë.
MIGENA GORENCA
