Maqedoni

Zaev: nënshkrimet u siguruan, në mars qeveria e re

23.02.2017 16:45

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se tashmë i ka siguruar nënshkrimet e nevojshme nga partitë shqiptare...

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se tashmë i ka siguruar nënshkrimet e nevojshme nga partitë shqiptare dhe në javët e parë të marsit Maqedonia do të ketë qeveri të re.
Zaevi thotë se kanë mbetur të diskutohen disa pjesë të vogla për t’u diskutuar dhe të ndahen postet ministrore. 
 
“Tashmë janë siguruar nënshkrimet për marrjen e mandatit. Besoj se kanë ngelur disa pjesë të vogla për t’u diskutuar, pasi për çështjet më të rëndësishme, siç janë: programi i ardhshëm qeveritar, platforma e socialdemokratëve, platforma e partive shqiptare dhe Ligji për përdorimin e gjuhës janë harmonizuar. Mbetet që të ulemi me krerët e partive tjera të merremi vesh për resorët dhe kuadrot e Qeverisë dhe besoj që për 10-15 ditë Maqedonia do të ketë Qeveri të re”,- u shpreh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Edhe pse BDI thotë se qeverisja me LSDM-në ende nuk është punë e kryer, pasi për momentin vetëm është harmonizuar teksti ligjor por nuk ka asnjë marrëveshje bashkëpunimi, Zaev, gjithsesi, ishte i sigurt në deklarimet e tij nga Sarajeva, se kryesia e BDI-së ka miratuar vendimin për dhënien e nënshkrimeve.
 
BESIM ABDULLAI