Botë
Vazhdon protesta në Tiranë, Basha kërkon qeveri teknike, Rama kërkon dialog
23.02.2017 17:57
Nuk ka ende asnjë zbehje të protestës së opozitës që ka hyrë në ditën e gjashtë të saj...

Demokratët kanë ndërmarrë një hap tjetër këtë të enjte, duke improvizuar një seancë plenare në çadër përballë kryeministrisë.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kërkoi pakt për qeveri teknike, korrigjim të shtatë ligjeve të paketës së Reformës në Drejtësi e më pas Vetting.
Ndërsa ish-kryeministri, Sali Berisha, vijoi akuzat ndaj ndërkombëtarëve si të lidhur me mafien sorosiane.
Ndërkaq, kryeministri, Edi Rama, u rikthye në parlament për të folur mbi protestën e Partisë Demokratike përpara kryeministrisë.
Lideri demokrat, Lulzim Basha, ka parashikuar një sërë takimesh në çadër këtë pasdite, duke përfshirë në protestë edhe studentët.
LULJETA NDOKA
