Maqedoni
Ambasadori amerikan vizitoi Institutin internacional të modës “Izet Curri”
23.02.2017 18:33
Ambasadori francez, Kristijan Timonie, vizitoi Institutin internacional të modës “Izet Curri” me rastin e ndërrimit të lokacionit...

Nga ky Institut paralajmërojnë intensifikimin e bashkëpunimit Paris –Shkup.
“Kjo është shkollë franceze, por me origjinë shqiptare. Sot kanë ardhur të na vizitojnë për lokalet e reja. Planet janë shkollore të studentëve, meqenëse ne udhëtojmë dy herë në vit në Paris, tash kemi ekspozitën në fund të marsit, që secili studentë do të bëjë një model”,- deklaroi dizajneri, Izet Curri.
“Jam i kënaqur me gjërat e punuara këtu, një pjesë e Parisit që gjendet në Shkup, si dhe talentët këtu... Kam parë edhe disa vizatime që më inspirojnë të ëndërroj, sidomos rinia që përgatitet për jetën e modës. Ambasada jonë do të përkrahë dhe do të ndihmojë projektet e këtij Instituti”,- tha ambasadori francez, Kristijan Timonie.
Studentët thonë se pjesa e dizajnit është e vështirë në fillim, pastaj me kohë ata adaptohen më mirë, njëherit shprehen të kënaqur për vizitën e ambasadorit francez.
“Pjesa e dizajneve është e vështirë, pasi që jam fillestare, viti i parë këtu, por me ndihmën e profesorëve gjithçka bëhet më e lehtë. Është një ndjenjë sigurie që dikush prej Ambasadës së Francës po na përkrah, po ndjehemi shumë mirë”,- theksoi studentja, Jehona Kastrati.
Komuna e Çairit siguroi hapësirat e Institutit të modës “Izet Curri” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
